LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Dialogun do ta udhëheq Albin Kurti si kryeministër

Nagavci: Dialogun do ta udhëheq Albin Kurti si kryeministër

Kandidatja për deputete nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka treguar qëndrimet e kësaj partie në raport me taksën dhe dialogun.

Nagavci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se më të fituar zgjedhjet Vetëvendosje, dialogun do ta kryesojë Albin Kurti si kryeministër.

Ajo thotë se tashmë Kurti i ka paraqitur pesë hapa se si Kosova do të paraqitet në dialog me Serbinë.


“Asnjëherë ne nuk kemi qenë kundër negociatave, por kemi thënë se duhet të kemi kërkesat tona”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Sipas zyrtares së Vetëvendosjes, në dialog duhen shqyrtuar 33 marrëveshjet e arritura deri më tani gjatë bisedimeve.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të caktojë çështjet e panegociueshme siç është ndarja e Kosovës, e më pas ekipi negociator do të merr legjitimitetin qytetar.

Sa i përket taksës, Nagavci ka thënë se qëndrimet e Vetëvendosjes për reciprocitet të plotë janë prej shumë vitesh dhe sipas saj tashmë shumë parti po vijnë në këto qëndrime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori