Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në Samitin e Kryeministrave të të Ballkanit Perëndimor, i njohur si “Western Ballkan 6”, i cili u zhvillua në Sarajevë, theksoi vazhdon se Kosova të jetë e përkushtuar për agjendën e bashkëpunimit rajonal.
“Jemi të interesuar të lehtësojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe tregtar, të eliminojnë, të thjeshtëzojmë procedurat burokratike dhe të gjejmë rrugët më të përshtatshme për t’u integruar në tregun unik evropian. Synimi i Kosovës është të jetë pjesë e tregut evropian, ndërkaq me vendet e Ballkanit Perëndimor të lehtësoj dhe përparoj bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Tregu i përbashkët, për të cilin po insistohet, qoftë ai unik Evropian, apo një treg i Ballkanit Perëndimor nuk mund të funksionojë pa lëvizjen e lirë dhe për Kosovën pa liberalizim të vizave”, tha ndër të tjera kryeministri, duke folur edhe për të arriturat e Kosovës dhe statistikat e tregtisë të cilat konfirmojnë bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Mustafa, më tutje ka folur edhe për ankesat e bizneseve me procedurat shtesë me disa shtete, që krijojnë kosto të reja.
“Konsideroj se bashkëpunimi ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor është krucial për arritjen e shumë qëllimeve që janë të shtruara në kuadër të procesit të Berlinit”, tha kryeministri, duke kërkuar që t’i jepet përparësi disa prej aspekteve konkrete që lidhen me lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik.
Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit, kryeministri Mustafa tha se Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me shumicën e vendeve të rajonit, duke folur edhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-së.
Ndërkaq, kryeministri Mustafa i është kundërpërgjigjur disa çështjeve që janë ngritur në këtë takim nga kryeministri serb, Vuçiq duke i bërë të qartë se ato janë çështje të brendshme të Republikës së Kosovës dhe se nuk do t’i diskutojnë ato çështje me të.
“Disa çështje që u hapën sot këtu nga Vuçiq, i konsideroj se janë çështje të brendshme të Kosovës, ku Kosova ka legjitimitet të plotë të vendosë, prandaj nuk e shoh asnjë arsye që ato t’i diskutoj këtu me juve”, tha Mustafa në samit.
Mustafa ka folur për agjendën e konektivitetit, për kompletimin e Autostradës 7, që lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe Kosovën me Nishin në Serbi, për fazën e avancuara për fillimin e rekonstruktimit të linjës 10 të hekurudhës që lidhë Shkupin-Prishtinën dhe Beogradin, për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve, si një impuls i duhur dhe i kohës, që do të krijonte ura të këmbimit dhe bashkëpunimit rinor, për bashkëpunimin në luftën e përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
“Më lejoni të konfirmoj qëndrimin afirmativ të Kosovës në drejtim të ndërmarrjes së hapave të nevojshëm për të lehtësuar tregtinë ndërmjet vendeve tona, në frymën e Marrëveshjes së CEFTA-së, në frymën e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në frymën Evropiane. Aspiratat për të qenë pjesë e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian, janë reale dhe legjitime
. Ato nuk lidhen vetëm me faktin që ne i takojmë këtij kontinenti, por me substancën se kemi nevojë të jemi në BE por edhe se BE përfiton më shumë me ne në gjirin e saj, sesa me ne si satelit të saj.
Në fund, dua të theksoj se Republika e Kosovës kërkon përkrahje nga ju që selia e Traktatit të Komunitetit të Transportit të caktohet në Prishtinë. Kosova do t’i përmbushë të gjitha detyrimet administrative për këtë”, tha kryeministri Isa Mustafa.
Pas përfundimit të takimit, është zhvilluar një konferencë për media, si dhe është lëshuar një deklaratë e përbashkët.
Ndërkaq mbrëmë, kryeministri Mustafa mori pjesë në darkën e shtruar për kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të pranishëm në Samitin e Sarajevës.
Gjatë takimeve, është diskutuar për proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, për bashkëpunimin ndërmjet tyre si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme.
Në takim, përveç kryeministrit Mustafa ishin edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn si dhe kryeministrat e Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Alfano.
Ky Samit, është mbajtur në kuadër të përgatitjeve për Samitin e radhës të përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit, i cili pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, sivjet do të mbahet në Trieste të Italisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale