LAJMI I FUNDIT:

Muriqi: Mbrojtësit më japin rëndësi të veçantë, kështu është kur luan te Fenerbahce

Muriqi: Mbrojtësit më japin rëndësi të veçantë, kështu është kur luan te Fenerbahce

Vedat Muriqi, ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje me Fenerbahçen, deri më tani duke e ndihmuar klubin të jetë në garë për titull.

Shqiptari nga Prizreni thotë se atij po i jepet rëndësi e veçantë nga ekipet kundërshtare, duke e markuar nga fillimi në fund.

“Sulmuesi vlerësohet me gola dhe unë po shënojë, por fitorja e skuadrës është më e rëndësishme se golat e mi. Unë luaj me futbollistë shumë të talentuar rreth meje. Ata kontribuojnë në për mua është një avantazh. Ekipi vazhdimisht sulmon. Jo vetëm për mua, por sa më shumë mbështetje të marrë sulmuesi, aq më shumë gola do të shënojë”, ka thënë Muriqi.


Ai ka thënë se kundërshtarët marrin masa të veçanta ndaj tij, duke e markuar fuqishëm.

Agjenti i Muriqit flet për ofertat: Nuk ka nga Interi, por ka nga Liga Premier, Bundesliga, Serie A e La Liga
Lexo po ashtu Agjenti i Muriqit flet për ofertat: Nuk ka nga Interi, por ka nga Liga Premier, Bundesliga, Serie A e La Liga

“Kundërshtarët mua ma vështirësojnë punën duke u mbrojtur fort në qendër. Për mua ka masa të veçanta. Kundërshtarët kur luajnë kundër Fenerbahces janë më të motivuar. Dhe unë e di veten time. Kur luaja në Rize, ndeshja ndaj Fenerbahces na bënte me të motivuar”.

“I tillë është ‘Kadikoy’, një motiv shtesë për secilin lojtar, që luan para kësaj audience”.

“Që nga dita e parë tifozët tanë më kanë përqafuar dhe besojnë shumë në mua. Unë do të vazhdoj ta shpërblej këtë besim”, ka thënë Muriqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori