Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer.

Ylli i Kosovës ka qenë vendimtar edhe në një fitore të skuadrës së tij Fenerbahce.


Gjiganti nga Stambolli ka triumfuar në udhëtim te Denizlispor me rezultat të ngushtë 1-2, derisa Muriqi realizoi golin e dytë në këtë takim.

Sulmuesi kosovar ka folur pas ndeshjes ku ka thënë se janë të lumtur me fitoren e arritur.

“Denizlispori kishte ndërruar trajnerin dhe e dinim se ishin shumë të motivuar. Prandaj jemi përgatitur dhe fituam dhe për këtë jemi të lumtur”.

Screenshot 2 21

“Nuk është problem edhe nëse nuk shënoj gol, me rëndësi është fitorja”, tha Muriqi.

Tutje sulmuesi prizrenas ka thënë se e rëndësishme është që në fund skuadra e tij ta fitoi titullin e kampionit.

“Po luaj me bashkëlojtarë shumë të talentuar. Zakonisht më pasojnë shumë gjatë lojës. Por nuk është me rëndësi goli, por në fund të sezonit të marrim titullin e merituar”, përfundoi Muriqi.

Me golin ndaj Denizlispor, Muriqi ka shkuar në koutën e katër golave në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app