LAJMI I FUNDIT:

MSH: Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni zhvillohet pandërprerë, vaksina ka për të gjithë

MSH: Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni zhvillohet pandërprerë, vaksina ka për të gjithë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në shtatë ditët e kaluara, 3.270 qytetarë janë vaksinuar falas kundër gripit sezonal në shtëpitë e shëndetit dhe spitalet e përgjithshme të vendit.

Nga MSH thonë se 126 qytetarë kanë caktuar termin nëpërmjet mjekut amë, por nuk janë paraqitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vaksinimi falas kundër gripit sezonal bëhet në 6 pika në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, në Shtëpitë e Shëndetit në Veles, Negotinë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Vevçan, Makedonski Brod, Rostushë, Manastir, Prilep, Krushevë, Resnjë, Demir Hisar, Shën Nikollë, Radovish, Strumicë, Shtip, Vallandovë, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Probishtip, Pehçevë dhe Koçan. Vaksinimi bëhet edhe në spitalet e përgjithshme në Gjevgjeli, Dibër dhe Kavadar”.


“Sipas protokollit për menaxhim sistemik të termineve për vaksinim, çdo të premte hapen termine në ‘Termini im’. Kjo praktikë këtë vit është vendosur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shëndetësi, ku distanca fizike dhe kohore është kyçe për të parandaluar coronavirusin”, thonë nga MSH.

Ministria më tej informon se vaksina ka për të gjithë, si dhe ju bën apel qytetarëve që nëse caktojnë termin të paraqiten për t’u vaksinuar, në të kundërtën ta anulojnë terminin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori