Mourinho thotë se nëse Liverpooli fiton ndaj Cityt, titulli i Ligës Premier shkon në Anfield

Jose Mourinho ka thënë se gara për titullin e Ligës Premier mund të përfundojë sot, nëse Liverpooli e mposhtë Manchester Cityn.
Ndeshja që fillon nga ora 17:30, do të zhvillohet në Anfield Road, derisa në këtë takim nuk ka një favorit.
Trajneri portugez në një analizë që ka bërë në Sky Sports, ka thënë se The Reds mund ta mbyllin çështjen e fituesit të titullit në ligën angleze, nëse triumfojë ndaj Citizens.
“Mendoj se nëse Liverpooli fiton sot, do ta fitojë ligën”, është shprehur Mourinho.

Por, në rast se City e mposhtë Liverpoolin, atëherë do t’i afrohej në vetëm tri pikë, pasi diferenca aktuale është gjashtë.
Derbi që zhvillohet në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier, do të jetë një sfidë për të mos e humbur. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































