LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Nuk jam i impresionuar nga Juventusi

Mourinho: Nuk jam i impresionuar nga Juventusi
LONDON, ENGLAND - MAY 22: Jose Mourinho leaves his home on May 22, 2016 in London, England. Mourinho is rumoured to be in line to replace Louis van Gaal as manager of Manchester United. (Photo by Jack Taylor/Getty Images)

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se nuk është impresionuar nga fitorja e Juventusit kundër Barcelonës. 

Portugezi është në histori të futbollit italian, pasi me Interin në vitin 2010 kishte fituar tripletën që është e vetmja, ndërsa Juventusi nuk arriti ta bëjë këtë në vitin 2015.

Juve është lider me gjashtë pikë para Romës, ndërsa me një këmbë është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


Po ashtu Juve është në finale të Kupës së Italisë dhe është në rrugë të mirë për ta siguruar tripletën.

Për këtë gjë u pyet edhe Mourinho, i cili u përgjigj me diplomaci.

“Nuk është problemi im. Nuk është problemi im”.

“A u impresionova nga Juventusi? Jo, nuk jam impresionuar. Nuk ka mundësi të impresionohesh nga një skuadër që vit pas viti punon për tu përmirësuar”.

“Nuk ka mundësi që të impresionohem”, ka thënë Mourinho. /Telegrafi/