Shqipëria të martën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.


Era me drejtim verilindje - veriperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti - Valëzimi i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/