Moti në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme
19/11/2019
Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje shiu, duke përfshirë gjithë territorin, kurse të enjten moti do të jetë me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius.
Po ashtu, do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/


