Moti me diell dhe i qëndrueshëm në Shqipëri

Territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell edhe pse s’do të mungojnë vranësirat për ditën e martë dhe atë të premte të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
Për shkak të masave ajrore më të ngrohta dhe orëve me diell temperaturat në orët e mesditës do të jenë disa gradë më të larta se ato të zakonshme për periudhën që ndodhemi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































