Mosha vetëm numër për Alvesin, 36-vjeçari bëri një paraqitje fantastike ndaj Argjentinës

Brazili e ka eliminuar Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës me rezultat 2-0, për të kaluar kështu në finale të garës më të madhe në Amerikën Latine.
Golat e Gabriel Jesus dhe Roberto Firminos, i ndihmuan brazilianët që ta fitojnë përballjen e madhe ndaj argjentinasëve.
Por, njëri ndër lojtarët më vendimtar në këtë përballje ishte Dani Alves, që kishte statistika mbresëlënëse, derisa ndikojë te goli i yllit të Manchester Cityt.
Ish-anëtari i PSG-së, që aktualisht është lojtar i lirë, bëri disa veprime tejet të rëndësishme në fitoren e ‘Kariokëve’, për ta siguruar kështu kalimin në finale të Kupës së Amerikës.
Në këtë përballje, Alves kishte disa statistika mbresëlënës, e që është për t’u befasuar për moshën e tij si 36-vjeçar:
Dy largime vendimtare
Pesë driblime të kompletuara (100%)
Tri ndërhyrje të kompletuara (100%)
Të gjitha duelet e fituara në zonën e rreptësisë (100%)
11 topa të rikuperuar. /Telegrafi/





















































