Fabrice N'Sakala, ra në tokë në ndeshjen që Besiktas e zhvilloi kundër Gaziantep, ndërsa u dërgua në spital me një ambulancë që hyri deri në fushë.  

Në ndeshjen Gaziantep FK – Besiktas, e zhvilluar për javën e dytë të Superligës së Turqisë (0-0), futbollisti bardhezi Fabrice N'Sakala u dërgua në spital.


Ndeshja u ndërpre pasi N'Sakala, u rrëzua në tokë në minutën e 71-të të ndeshjes, pa e prekur askush.

Screenshot 5 3

Ekipi mjekësor i Besiktas u fut shpejt në fushë dhe ndërhyri tek lojtari.

Pastaj erdhi ambulanca dhe lojtari 31-vjeçar u dërgua për në spital.

Screenshot 4 4

Klubi i Besiktas ka lëshuar deklaratë për media, duke bërë të ditur se gjendja e lojtarit është stabile dhe ka vetëdije të plotë.

"Fabrice N’Sakala, nuk mund të vazhdonte lojën për shkak të një shqetësimit të përjetuar në ndeshjen kundër Gaziantep FK. Ai u dërgua në spital për një masë paraprake me vetëdije të plotë", thuhet në komunikatën e klubit turk. /Telegrafi/

telegrafi sport app