LAJMI I FUNDIT:

“Moment krenarie”, Benzema krenar me rekordin prej 300 golave me Real Madridin

“Moment krenarie”, Benzema krenar me rekordin prej 300 golave me Real Madridin

Superylli i Real Madridit, Karim Benzema shënoi golin e tij të 300-të me klubin mbretëror në fitoren 4-1 në kuadër të La Ligës ndaj Valencias .

Francezi theu një tjetër moment historik të Los Blancos, pas dy golave të shënuara nga ai dhe Vinicius Juniorm, duke ia siguruar ekipit tre pikë vendimtare kundër Los Che.

Penalltia e pjesës së parë të Benzemas e çoi në 300 numrin e golave për 34-vjeçarin me fanellën e bardhë, ndërsa me golin e dytë personal nisi një objektiv tjetër për të.


Benzema arrin shifrën e 300 golave me Real Madridin
Lexo po ashtu Benzema arrin shifrën e 300 golave me Real Madridin

Ish-ylli i Lyonit ishte i kënaqur që arriti një tjetër rekord personal pasi skuadra e Carlo Ancelottit e rriti epërsinë e tyre në krye të tabelës në tetë pikë.

“301 gola… Është një moment krenarie për të arritur këtë numër në këtë klub dhe kjo më bën të lumtur, sepse është klubi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Benzema në një intervistë për Movistar+.

“Ne patëm një lojë të shkëlqyer pas humbjes kundër Getafes dhe pas fitores në Kupë. Ishte një lojë e mirë për ne dhe për tifozët”, përfundoi francezi.

Benzema është golashënuesi i katërt më i mirë ndonjëherë i Real Madridit me 301 gola në 209 në ndeshje të ligës, 21 ndeshje në Copa del Rey, 64 në Evropë dhe shtatë në garat e tjera.

Ai pritet të kalojë ikonën e klubit Alfredo Di Stefano në vendin e tretë me 308 gola dhe Raul Gonzalez në të dytin me 323 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori