LAJMI I FUNDIT:

Mjekët e QKU-së prej nesër në grevë, kërkojnë paga si të qeveritarëve, prokurorëve e gjyqtarëve

Mjekët e QKU-së prej nesër në grevë, kërkojnë paga si të qeveritarëve, prokurorëve e gjyqtarëve

Kryeministri, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët kanë dyfishuar pagat. Ndërsa, mjekët do të marrin paga me rritje për vetëm 4 për qind. Në këtë situatë, mjekët e Kirurgjisë Abdonimanle kanë paralajmëruar grevën prej nesër. Drejtori i Kirurgjisë, Rifat Bajrami ka thënë nëse s’iu rriten pagat s’do t’i mjekojnë as rastet emergjente.

Bajrami ka thënë se që nga nesër doktorët e këtij reparti do t’i futen grevës. Kërkesa kryesore e doktorëve të kësaj klinike mbetet rritja e pagave.

“Besoj që nesër do e fillojmë grevën ashtu sic edhe kemi planifikuar. Klinika jonë do të futet në grevë. Ne nuk kemi kërkuar prej klinikave të tjera që të na bashkohen në grevë. Ne kemi shprehë qëndrimet tona. Është vetëm rritje e rrogave. Nuk ka kurrfarë ngjyrimi politik”, ka thënë Bajrami për gazetën Express.


Tutje, ai ka sqaruar se me gjithë grevën, mjekët e Abdominales do të vazhdojnë që t’i trajtojnë rastet emergjente të pacientëve.

“Ne do t’i trajtojmë rastet emergjente të pacientëve. Ekipet kujdestare që janë, nuk kanë me u reduktua. Emergjenca për momentin nuk preket”, thotë tutje Bajrami.

Ai thotë se për kërkesat e tyre është në dijeni edhe Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës.

“Nëse greva zgjatë 2-3 muaj ose 5 muaj, situata nuk po them që varët më keq.

Kryesore plan programi i rregullt nuk shkon. SHKUK-ja e kanë atë shkrimin që ia kemi dërguar para dy javëve”, ka thënë Bajrami.

Stafi i kësaj klinike javë më parë ka përgatitur një kërkesë për rritjen e pagave të cilën ia ka drejtuar SHSKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit. Deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Megjithëkëtë, përveç mjekëve, rritje të pagave në vend do të kenë prokurorët gjykatësit, si dhe zyrtarët administrativ. Do të jenë plot 700 zyrtarë të tillë të cilëve do t’iu rritet paga. Paga për të gjithë zyrtarët e shtetit prej muajit shkurt nuk do të jetë më e vogël se 1 mijë e 400 euro. Përderisa një mjek në QKUK paguhet hiç më shumë se 600 euro.

Foto nga arkivi

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori