Mesazhin për kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, që kur të bëhet zyrtarisht kryeministër të bëjë deklaratë të qartë se respekton Marrëveshjen e Prespës, ia ka dërguar edhe një herë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ka treguar se në të kundërtën, e vetmja gjë që mund të arrijë është “përvojë e parë e pakëndshme” në samitin e NATO-s në fillim të korrikut.
Mitsotakis mbrëmë ka folur për Ballkanit, marrëdhëniet me RMV-në, Marrëveshjes së Prespës, por edhe perspektivës së BE-së.
“Sa i përket Shkupit, Maqedonisë së Veriut, mesazhi im për kandidatin për kryeministër është shumë i qartë. Periudha parazgjedhore ka përfunduar. Marrëveshja e Prespës, e cila për ne kishte shumë probleme, por arritja kryesore është një emër për të gjithë, erga omnes, duhet respektuar. Dhe të jep deklaratë kategorike, kur të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit, se respekton Marrëveshjen e Prespës”, tha Mitsotakis.
Në lidhje me atë që do të ndodhte ndryshe, ai paralajmëroi “përvojë të parë të pakëndshme” në Samitin e NATO-s në gjysmën e parë të korrikut.
Ai theksoi se kanë një mënyrë për t’u shpjeguar edhe miqve të tyre, sepse, siç tha ai, ata e konsiderojnë “popullin e Maqedonisë së Veriut si popull miqësor” që në fund të fundit “nëse duan të afrohen me Evropën, rruga drejt Europës kalon përmes Greqisë dhe marrëdhënieve të mira me Greqinë”, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë./Telegrafi/