LAJMI I FUNDIT:

Misteri rrëqethës që po përcjell Titanikun: Ku kanë mbetur trupat e personave të zhytur, që kurrë nuk janë gjetur? (Foto/Video)

Misteri rrëqethës që po përcjell Titanikun: Ku kanë mbetur trupat e personave të zhytur, që kurrë nuk janë gjetur? (Foto/Video)

Titaniku ka qenë një anije që dallonte nga anijet tjera që transportonte qytetarët anembanë botës. Konsiderohej si më e madhja në botë asokohe.

Gjatë udhëtimit të parë, Titaniku ishte përplasur me një ajsberg gjigant gjatë të shtunës rreth orës 23:40, të 14 prillit 1912. Ajo ishte zhytur plotësisht pas dy orë e 40 minuta, rreth orës 2:20 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Në këtë tragjedi kanë humbur jetën mbi 1.517 persona, që konsiderohet si katastrofa më e madhe e anijeve të zhytura.


Anija Titanik posedonte teknologjinë më të avancuar që përdorej asokohe. Mendohej se ishte i pa shkatërrueshme dhe për këtë ka shokuar botën, pasi përkundër teknologjisë së avancuar dhe stafit me përvojë shumëvjeçare, në fund është zhytur duke e pësuar shumë njerëz.

Ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, pasi që lista e plotë e udhëtarëve dhe ekuipazhit ishte humbur.

Rreth 340 trupa të pajetë janë gjetur mbi ujë, të ngrirë dhe të veshur me jelekë shpëtimi. Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me trupat tjerë?

Edhe vetë regjisori i filmit “Titanik”, James Cameron është hutuar nga kjo pyetje, transmeton Telegrafi.

“Jam zhytur mbi 33 herë thellë në ujë ku kanë mbetur copëzat e anijes, por asnjëherë nuk kam arritur ta shoh as edhe një trup të pajetë”, ka deklaruar ai.

Por, ekzistojnë tri teori që ofrojnë përgjigje në këtë pyetje:

Kur pjesët më të mëdha të anijes u gjetën në vitin 1985, 70 vite pas zhytjes së saj, një grup shkencëtarësh konsiderojnë se krijesa të ndryshme në det, koha dhe uji i njelmët e kanë bërë të vetën, dhe se trupat janë dekompozuar me kalimin e viteve. Megjithatë, është interesant fakti se as eshtrat e tyre nuk janë gjetur kurrë.

Një grup tjetër i ekspertëve besojnë se në natën kur është zhytur Titaniku, një uragan i fortë që krijoi valë të mëdha, bëri që trupat të zhvendosen mijëra kilometra larg vendit ku Titanik është zhytur.

Cameron gjithashtu tha se kishte gjetur rroba, këpucët, por asnjëherë eshtra të njerëzve. Të gjitha këto fakte i bëjnë ekspertët të besojnë trupat me kalimin e viteve janë dekompozuar në copëza të vogla që janë mbuluar nga rëra dhe nuk mund të shihen me syrin e njeriut. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=jRlCP4vWEUo

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori