LAJMI I FUNDIT:

Mirlinda Rexhepi prezantohet në Galerinë MBWA “Jatki” në Poloni

Mirlinda Rexhepi prezantohet në Galerinë MBWA “Jatki” në Poloni

Ekspozita personale "Shekulli i ri" e piktores Mirlinda Rexhepi është hapur në galerinë MBWA "Jatki" në Nowy Targ të Polonisë. Kjo ekspozitë paraqet punën e katër vjetëve të fundit në krijimtarinë e Rexhepit. 20 pikturat e ekspozuara janë pjesë e katër cikleve të ndryshme të artistes ndërsa janë realizuar në teknikën e akrilikut në pëlhurë.

”Është privilegj që veprat e mia po prezantohen në këtë galeri ku vite më parë u organizuan ekspozitat e dy emrave të mëdhenj të artit botëror, Marc Chagall dhe Pablo Picasso”, ka thënë Rexhepi në hapje të ekspozitës. ”Ishujt”, ”Gara për…!”, ”Një botë tjetër”, dhe ”Ndoshta frikë” janë titujt e cikleve të prezantuara në këtë ekspozitë.

”Tre ciklet e para paraqesin ndryshimet e mëdha në botë, përkatësisht evoluimin e njeriut nga lashtësia deri sot”, ka thënë Rexhepi, ”derisa cikli i fundit paraqet ”frikën” për fatin e vlerave njerëzore në këtë ritëm të shpejtë të zhvillimit të shoqërisë sot”.

Anna Dziubas, drejtoreshë e galerisë ”Jatki” ka vlerësuar lartë ekspozitën e Rexhepit. Sipas saj, ”kjo ekspozitë është tregim për emocione dhe ndodhi, pasqyruar përmes vijave të forta grafike e deri tek ngjyrat monokromatike”. Duke veçuar ekspresitvitetin e ciklit ”Ishujt”, Dziubas tha se ”ngjyra e kuqe, e zezë dhe vijat dinamike gërshetohen shumë mirë në punimet e Mirlinda Rexhepit”.


Po këtë vit Rexhepi do të vazhdojë me paraqitjet e saj në skenën ndërkombëtare të artit pamor. ”Bashkë me kolegë të tjerë nga Kosova në dhjetor do të prezantohemi në disa ekspozita kolektive në qytete të ndryshme të Spanjës. Me kaq edhe do e përmbyll aktivitetin tim për këtë vit”, ka përfunduar Rexhepi për Kohën Ditore.

Piktorja Mirlinda Rexhepi deri më tash është prezantuar në më shumë se 40 ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës. Ajo po ashtu është fituese e çmimit të parë për pikturë në ekspozitën “Salloni i Nëntorit XXXII” më 2005 në Prishtinë. Ekspozita ”Shekulli i ri” do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor. /ktv/telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori