Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar projektligjin për ratifikimin e amendamentit 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2017, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me atë kësaj do të mundësohet rialokimi i 2.3 milionë eurove në projektin e ndërrimit të filtrave për Kosovën B dhe ndërtimin e shkollave që janë paraparë në marrëveshjen origjinale.
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, duke argumentuar këtë projektligj, tha se rialokimi i kësaj shumë mundësohet përmes disa kontratave që nuk janë zbatuar në tërësi ose ka pasur kursime.
“Qëllimi i amendamentit të marrëveshjes në fjalë është të mundësohet rialokimi i shumës prej 2.3 milionë euro nga disa kontrata që nuk janë shpenzuar në tërësi, ose ka pasur kursime në kuadër të veprimit 1 të programit, përkatësisht instrumentit të përafrimit me AK-i të Bashkimin Evropian. Shumat që janë marrë nga këto projekte janë kursime dhe mjete të pashpenzuara të cilat do të shpenzohen për të mbështetur zbatimin e projekteve në vazhdim, kryesisht janë shtesë për projektin e ndërrimit të filtrave për Kosovën B dhe shtesë për ndërtimin e shkollave që janë paraparë për marrëveshjen origjinale”, tha ai.
I dyti i ekzekutivit i bëri thirrje Kuvendit që sa më shpejt të miratojë këtë projektligj pasi afatet kohore janë të limituara për rialokimin e shumës 2.3 milionë euro.
“Është me rëndësi që marrëveshja të procedohet sa më shpejtë për aprovim në Kuvend, pasi afatet kohore brenda periudhës tri vjeçare të nënshkrimit të marrëveshjes origjinale kalojnë relativisht shpejtë. Në qoftë se kjo nuk arrihet të kontraktohet brenda këtij afati, atëherë mjetet kthehen prapa në buxhetin e BE-së. Që të mbërrihet ky afat duhet në seancë të votohet Projektligji dhe të nesërmen të kryhet procedurat të tjera në mënyrë që kjo të hyjë në fuqi”, tha ai, raporton kp.
Pas kësaj pike, komisioni vazhdoi punimet, mirëpo pa praninë e mediave. Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të martën e javës së ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri