Është zhvilluar një aktiviteti për Platformën për monitorim dhe raportim, i organizuar si bashkëpunim i Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ku mori pjesë Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, James Macbeth Forbes, drejtor i GIZ-it për Kosovën, Ambasadori gjerman Heldt e personalitete të shquara vendore e ndërkombëtare.
Në fjalën përshëndetëse, Ministrja Hoxha theksoi se me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova ka hapur një kapitull të ri të marrëdhënieve me BE-në – atë të marrëdhënieve kontraktuale.
“MSA përcakton mekanizmat dhe afatet zyrtare për zbatimin e të gjitha reformave që do ta përafrojnë Kosovën në mënyrë progresive me BE-në në të gjitha fushat e politikave, deri në anëtarësimin e plotë. Zbatimi i MSA-së tashmë ka filluar të sjellë reforma të thella, ndonëse të ndjeshme, politike e ekonomike”, theksoi Ministrja Hoxha dhe shtoi se MSA-ja jo vetëm që pasqyron vullnetin politik të të dyja palëve për jetësimin e perspektivës sonë evropiane, përbën platformën për transformime afatgjata por edhe si test i gatishmërisë së kapaciteteve institucionale për t’i realizuar këto qëllime politike.
Kosova deri në anëtarësimin e plotë, do të miratoj legjislacionin duke e bërë atë pjesë të legjislacionit të saj të brendshëm. Në këtë fazë të re të aderimit në BE, theksoi Ministrja më tej, kemi avancuar kornizën e politikave për integrim evropian, duke e bërë atë më dinamike, më ambicioze, më gjithëpërfshirëse dhe më të integruar, përmes Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.
“Ministria e Integrimit Evropian, si institucion kryesor koordinues, së bashku më institucionet e linjës, ka hartuar Programin për herë të parë në fillim të vitit të kaluar. Programi për Zbatimin e MSA-së përbën dokumentin kryesor strategjik nacional për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të të gjitha reformave të nevojshme për zbatimin e MSA-së dhe në fazat pasuese të aderimit në BE”, theksoi Ministrja Hoxha.
Me qëllim të lehtësimit të këtij procesi, theksoi Ministrja Hoxha, me mbështetjen nga projekti i GIZ-it, Mbështetje procesit të integrimit evropian në Kosovë, kemi zhvilluar Platformën online për monitorim dhe raportim për integrim evropian, e cila do të lansohet në përdorim nga janari 2018. Kjo do të jetë pikë e integruar për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga të gjitha institucionet për zbatimin e kornizës nacionale të politikave për integrim në BE – fillimisht të Programit për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane.
Kjo platformë do të bëjë më të qëndrueshëm monitorimin e progresit në zbatimin e agjendës evropiane duke e thjeshtësuar dhe lehtësuar raportimin e rregullt nga secili institucion zbatues theksoi Ministrja Hoxha, dhe shtoi se mundëson raportimin në kohë reale, por edhe si mekanizëm i paralajmërimit të hershëm, duke mundësuar përcjelljen sistematike të ecurisë së zbatimit të reformave.
Kjo platformë, gjithashtu, vuri në pah Ministrja, do të përmirësojë llogaridhënien dhe transparencën mes institucioneve publike, si dhe ndaj palëve të tjera të interesuara dhe publikut të gjerë, pasi që udhëheqësit e institucioneve do të kenë mundësi të informohen vazhdimisht mbi progresin e arritur të secilit dikaster.
Në fund, Ministrja Hoxha ka falënderuar Ambasadën Gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen dhe bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian.
Në fjalën e tij, Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, theksoi rëndësinë e procesit integrues duke përgëzuar Ministren Hoxha për punën e Ministrisë që me përkushtim, po dinamizon dhe bën proaktiv këtë proces tejet të rëndësishëm për Kosovën qytetarët e saj.
Ambasadori Heldt siguroi Ministren Hoxha se GIZ-i nuk do të ndalet së përkrahuri Ministrinë, duke shtuar performancën e saj, koordinimin, monitorimin dhe raportimin e procesit. Platforma shton cilësinë e raportimit dhe fuqizon memorien institucionale theksoi Ambasadori.
Në fund u prezantua si punon platforma. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Dashuria fillon në Central Park!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe