LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Kemi nevojë për praktika të Gjermanisë

Lekaj: Kemi nevojë për praktika të Gjermanisë
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Heldt. Lekaj fillimisht e falënderoi ambasadorin për viziten dhe tha se miqtë gjermanë për ne kanë domethënie të madhe, sepse janë udhërrëfyes të mirë të punës, mirëqenies dhe rezistencës, prandaj edhe pse jemi shtet i ri, ne kemi nevojë për praktika të shteteve si Gjermania.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.

Ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.


Në fund takimit, ministri Lekaj dhe ambasadori gjerman Christian Heldt u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë. /Telegrafi/