Sot nga Koçani, ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski paralajmëroi rritjen e subvencioneve nga 18 mijë denarë për hektar të hapësirës së mbjellë me oriz, gjegjësisht 18 mijë denarë shtesë për subvencionet ekzistuese për hektar.
“Me rritjen e këtillë të konsiderueshme dëshirojmë t’i motivojmë prodhuesit e orizit, por edhe të tregojmë sa është e rëndësishme kjo kulturë për këtë rajon dhe për Maqedoninë. Përveç rritjes së subvencioneve, në periudhën e ardhshme do të punojmë në sigurimin e plasmanit të papenguar të orizit, por edhe gjetjen e tregjeve të reja”, tha Nikollovski.
Nikollovski poashtu përmendi masat që do të ndërmerren në drejtim të zhvillimit të prodhimtarisë së orizit dhe theksoi se në suaza të bashkëpunimit të vendve të Evropës Qendrore dhe Lindore me Republikën Popullore të Kinës është formuar shoqatë për promovimin e bujqësië me seli në Sofje, në të cilin është anëtare edhe Maqedonia./Telegrafi/