LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqiri takim lamtumirës me zonjën Pascale Delpech

Ministri Beqiri takim lamtumirës me zonjën Pascale Delpech

Dje në mesditë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti në një takim lamtumirës Atasheun për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore në Ambasadën Franceze në Prishtinë, zonjën Pascale Delpech.

Ministri Valton Beqiri vlerësoi rolin e zonjës Delpech si atashe kulturor i një vendi mik, i cili ka bërë shumë për Kosovën. Ai,gjithashtu, falënderoj zonjën Delpech për kontributin e saj të gjatë në krijimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit kulturor midis Francës dhe Kosovës, si dhe për ndihmën materiale të Ambasadës Franceze për artistët kosovarë.

Ndërkaq, në fjalën e saj, zonja Pascale Delpech theksoi se, gjatë qëndrimit të saj 10-vjeçar në Kosovë, ajo ka krijuar shumë miq, me të cilët edhe tash e tutje, pas largimit nga Kosova, do të vazhdojë të mbajë kontakte dhe të bashkërendojë bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve.

Zonja Delpech vlerësoi se Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike, e cila duhet të zbulohet, sepse, siç theksoi ajo, lokalitetet arkeologjike kosovare janë një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit kulturor.


Nga ana tjetër, Ministri Valton Beqiri tha se Kosova ka interes të vazhdueshëm për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor me një vend mik si Franca. Në këtë kontekst, ai shprehu bindjen se, edhe pas largimit të zonjës Delpech nga Kosova, ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet më tutje.

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Historia e Osman Zymit, një prej fotografëve të parë në Kosovë: Dritëshkronja e Mitrovicës (Foto)

Historia e Osman Zymit, një prej fotografëve të parë në Kosovë: Dritëshkronja e Mitrovicës (Foto)

Mbi klasiken

Mbi klasiken

Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!

Thënie nga Franz Kafka: Zoti t'i jep arrat, por nuk t'i thyen ato!

Konfiteori i artistit

Konfiteori i artistit

Fjala+
Kalo në kategori