Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Bedri Hamaza, kanë zhvilluar sot një takim me profesionistët shëndetësorë.
Të dy ministrat kanë folur për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët dhe u kanë hequr atyre çdo dyshim se kjo do të ndodhë në fund të këtij viti, thuhet në njoftimin për media.
“Sot jemi këtu që të ju sigurojmë se pagat do t’i merrni me rritje në fund të këtij viti. Jemi këtu që t’u heqim çdo dyshim që mund të keni rreth pagave”, ka thënë ministri Ismaili.
Në anën tjetër, ministri Bedri Hamza, ka thënë se ministri Ismaili ka qenë një prej ministrave më të “vështirë” për të finalizuar buxhetin.
“Deri e kemi finalizuar buxhetin unë kam zhvilluar së paku pesë takime me ministrin Ismaili. Ai gjithmonë ka kërkuar paga më të mëdha për ju”, ka thënë ministri Hamza.
Hamaza përmendi edhe rritjen e buxhetit për 55 milionë euro në krahasim me vitin 2017.
Gjatë këtyre dy viteve, përmes rritjes së buxhetit janë blerë më shumë aparatura, më shumë barna dhe janë bëre më shumë investime nëpër spitale.
Tani, nga 30 dhjetori 2019, mjeku specialist në Kosovë, në vend të 600 eurove do të marrë pagë prej 1195 euro
Këto janë pagat më të larta në rajon. Në Shqipëri mjekët specialistë paguhen 556 euro, në Serbi 667 euro, Maqedoni 700 euro dhe në Bosnje 718 euro.
Pagat më të larta në rajon do t’i kenë edhe infermierët në Kosovë në krahasim me ato të rajonit. Me ligjin e ri, infermierët kosovarë do të paguhen deri në 537 euro.
Ndërkohë në Shqipëri, një infermier paguhet 308 euro, në Serbi 343 euro, në Maqedoni 297 euro, ndërsa në Bosnje 306 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos