Site icon Telegrafi

Milot Rashica është kthyer nga lëndimi i pësuar në ndeshje me Kosovën

Sulmuesi Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi i pësuar muajin e kaluar gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Rashica ka munguar në katër ndeshjet e fundit të kampionatit turk me Besiktasin për shkak të problemeve muskulore. 

Trajneri i Besiktasit, Giovanni van Bronckhorst, njoftoi në konferencën për shtyp të së martës se Rashica është i gatshëm për ndeshjen kundër Malmos. 

“Paulista dhe Rashica u stërvitën me ekipin. Të dy do të jenë në skuadër nesër, por ne nuk do ta bëjmë të ditur formacionin startues deri nesër”, ka thënë Van Bronckhorst.   

Besiktasi dhe Malmo do të përballen të mërkurën në ora 16:30 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës. 

Lexo po ashtu Besiktas lëshon deklaratë për gjendjen e Milot Rashicës pasi doli i dëmtuar në ndeshjen e Kosovës

Në këtë sezon, Rashica ka luajtur në 12 ndeshje me Besiktasin, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asistime. /Telegrafi/  

Exit mobile version