LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Zaev insiston në zgjedhje jo të sigurta me dalje të vogël për ta zbutur disfatën e tij

Milloshoski: Zaev insiston në zgjedhje jo të sigurta me dalje të vogël për ta zbutur disfatën e tij

Antonio Milloshiski nga OBRM-PDUKM sot tha se “OBRM-PDUKM është e kënaqur nga rezultati i takimit të djeshëm te presidenti për shkak se u pranua plani që e ofruam në katër pika, e që janë konsultim dhe raport nga Komisioni për Sëmundje Infektive, konsultim dhe vlerësim nga KSZH, dhe më pastaj raport dhe njoftim nga ODIHR se mund të dërgojnë mision vëzhgues dhe menjëherë pasi të përmbushen këto kushte në fund të bëhet një analizë serioze për caktimin e zgjedhjeve”.

“Çështja e dytë që dua ta them është se Zaev që është edhe kryetar i LSDM-së, mbeti politikani i vetëm i cili pa dallim nga nevoja e analizave serioze në aspektin shëndetësor dhe zgjedhor, kërkon zgjedhje. Por për fat të mirë, asnjë kryetar i partive politike nuk pranoi kërkesën e tij”, tha Milloshoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se Zaev dëshiron zgjedhje për shkak se përgjuesit marrin guxim dhe publikojnë incizime të Zaevit në veprime kriminale.


“Ai e din këtë dhe dëshiron zgjedhje të pasigurta që do ta ndalnin daljen e qytetarëve, dhe me këtë Zaev ta zbusë disfatën e tij”, thotë Milloshoski.

Sipas tij, partia e tij është e gatshme për zgjedhje dhe se në zgjedhjet e ardhshme presin fitore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori