LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Teams është rivali më i ri i Slack

Microsoft Teams është rivali më i ri i Slack

Microsoft ka lansuar Microsoft Teams, rivalin e Slack që do të jetë pjesë e pakos së aplikacioneve Microsoft Office 365.

Microsoft Teams do t’u mundësojë përdoruesve të bisedojnë dhe të punojnë së bashku, të ndajnë dokumente në grup dhe të krijojnë lista dhe detyra të cilat do të mund të shikohen nga të gjithë anëtarët e grupit.

“Microsoft Corp. ka lansuar Microsoft Teams, një hapësirë pune online që mundëson bashkëpunimin në Microsoft Office 365. Microsoft Teams do t’i bashkojë njerëzit, bisedat dhe përmbajtjen të cilat u nevojiten grupeve pëe të bashkëpunuar.” – ka deklaruar drejtori ekzekutiv i kompanisë, Satya Nadella.


Për të kuptuar më shumë se si funksionon Microsoft Teams, mund të shihni videon e bashkangjitur më poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=nKU-FMzZFF0