LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Formimi i KSHZ-së nuk është çështje e ndarë

Në takim në Prilep, Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski tha se formimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është pjesë e paraqet masave dhe nuk duhet shikuar ndaras. OBRM-PDUKM-ja do të përgatit Ligj për amnisti, kurse për referendumin asgjë nuk dihet dhe nuk është definuar pyetja.

“Nuk duhet që KSHZ-ja të shihet si çështje e ndarë. Ajo ishte pjesë e një paqetit më të madh.  Ai filloi me të ashtuquajturat, ligjet e reformave, të cilat ishin të miratuara në mars dhe prill të këtij viti, opozita mori pjesë në krijimin e tyre dhe miratimin kur u kthye nga bojkotimi disa mujor. Puna e dytë, e sjellë dhe e pranuar nga Qeveria, është sjellja e Ligjit për financimin e partive politike në Ligjin për Qeveri ku duhet të definohen të njëjtat kushte që i kishte opozita në kohën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016, e më pastaj do të sillet në rend të ditës formimi i KSHZ-së”, tha Mickoski.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së përsëri i demantoi spekulimet se OBRM-PDUKM-ja po kanoset me ndonjë amnisti, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk bëhet fjalë për asnjë kanosje. Amnistia është ndaras nga i gjithë procesi dhe është i veçantë, për çka OBRM-PDUKM-ja, me konsultimet me strukturat partiake do të sjell në Kuvend Ligjin për amnisti dhe do të insistojmë në miratimin e tij”, u përgjigj Kryetari i parisë opozitare.

Sipas Mickoski, deri sa të caktohet referendumi, shumë mundësi dhe opsione janë të hapura. Ai thotë se është e mundur që referendumi edhe mos të ndodhë.

“Deri në momentin kur të caktohet referendumi, dhe deri sa nuk do të definohet pyetja e referendumit, të gjitha opsionet janë të hapura. Caktimi i referendumit e bën shumica në parlament, dhe kjo nuk është OBRM-PDUKM-ja”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori