Mickoski: Po mendojmë për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me taksën globale korporative

I vetmi shpenzim për të cilin mendojmë për momentin është për harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me taksën globale korporative, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjen e gazetarëve nëse Qeveria mendon për rritjen e kontributit për sigurimin pensional dhe invalidor.
Mickoski paralajmëroi se deri në fund të vitit do të ketë harmonizim të politikës tatimore me qëllim të pagesës së tatimit të konsoliduar të fitimit prej 15 për qind për kompanitë që i plotësojnë kushtet dhe të paguhen në tërësi në vend.
Sipas Mickoskit, kompanitë janë të informuara dhe nuk janë kundër.
“Të gjitha kompanitë të cilët në nivel global kanë të ardhura më të mëdha se 750 milionë euro, këtu tek ne më shumë se 10 milionë euro dhe fitime më të mëdha se një milion euro, duhet të paguajnë tatim fitimi të konsoliduar prej 15 për qind. Tek ne nga ajo që kemi detektuar ka tre lloje të kompanive të tilla, të parat janë ato që përdorin të a.sh. stimuj tatimorë, të cilët janë në zonat e lira ekonomike, lloji i dytë janë kompanitë që përdorin të stimuj të tillë tatimorë, por janë jashtë zonave të lira ekonomike, ndërsa lloji i tretë janë ato që ofrojnë shërbime në tregun e lirë, si Telekom, A1, Çimentorja, EVN,….Ato duhet të paguajnë 15 për qind tatim”, tha Mickoski.
Në sistemin tatimor të Maqedonisë, vazhdoi kryeministri, kemi taksë të sheshtë prej 10 për qind.
“Çfarë do të ndodhë? Ata që fituan fitim prej 100 parave, do të paguajnë 10 për qind, 10 para këtu, ndërsa pesë të tjerat do të duhet të paguhen në vendin amë. Kjo nuk është e drejtë. Nëse përfitojnë nga qytetarët e Maqedonisë dhe nëse qytetarët e Maqedonisëi paguajnë faturat, atëherë duhet të paguajnë 15 për qind këtu. Një harmonizim të tillë të politikës tatimore do të ketë deri në fund të vitit. Nga ana e Qeverisë, kompanitë të cilët i plotësojnë këto kushte janë informuar dhe nuk kanë asnjë kundërshtim. Gjithçka tjetër që do të merret me vendim të Qeverisë, opinioni do të informohet. Kjo është zgjidhje ligjore”, tha Mickoski.
Kryeministri iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para se të merrte pjesë në konferencën e sotme të Institutit të Studimeve të komunikimeve nëse do të rritet kontributi në sigurimin pensional dhe invalidor për të ndihmuar qëndrueshmërinë e Fondit të FSSH-së, pasi Qeveria dje njoftoi se mosha e pensionit nuk do të të rritet, siç rekomandohet nga Këshilli fiskal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës