Site icon Telegrafi

Michelle Obama e Serena Williams bëhen si Beyonce për t’ia uruar ditëlindjen këngëtares (Foto)

Michelle Obama dhe Serena Williams kanë vendosur ta urojnë mikeshën e tyre Beyonce Knowles për ditëlindjen e saj të 36-të duke u veshur ngjashëm si ajo në klipin e këngës “Formation”.

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve dhe tenistja e njohur kanë pozuar me kapelë të madhe, me bishtaleca dhe qafore të madhe.

Lexo po ashtu Beyonce feston ditëlindjen me fanellë basketbolli pranë Jay Z (Foto)

Michelle dhe Beyonce janë mikesha të afërta qe një kohë të gjatë, ndërsa diva amerikane e muzikës kishte kënduar edhe inaugurimin e Barack Obamas.

Për ditëlindjen e saj, Beyonce ka marrë urime të shumta edhe nga koleget e “Destiny’s Child”, Kelly Rowland e Michelle Williams, nëna Tina Knowles, vjehrra Gloria Carter, si dhe vajza e saj Blue Ivy.

Beyonce Knowles lindë më 4 shtator 1981 në Houston të Teksasit. /Telegrafi/

Michelle Obama

Serena Williams

Michelle Williams

Blue Ivy

Exit mobile version