Të rriturit një fëmijë ju ofron një sërë mundësish për ta zhvilluar kreativitetin.
Fëmijët mund të heqin dorë nga lodrat e tyre të preferuara posa hap e mbyll sytë, duke i detyruar prindërit që të gjejnë diçka tjetër që i argëton ata.
Dhe nëse mund të krijoni diçka me duart tuaja, atëherë padyshim se argëtimi është i sigurt.
Kjo është një ndër arsyet se përse Telegrafi më poshtë ju sjellë një video, e cila ju mëson si ta krijoni një glob dëbore për fëmijën tuaj!
Çfarë nevojitet për këtë:
– Një gotë të madhe xhami
– Super ngjitës
– Një figurë të vogël plastike për ta futur brenda gotës
– Ujë
– Pak glicerinë
– Temin
Për të parë procesin, ndiqni hapat në videon e mëposhtme: