Meta: I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se i trishtë është lajmi për ndarjen nga jeta e Mikel Kuzhninit.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë e presidentit shqiptar.
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të Mikel Kuzhninit, Kryetarit të Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, humanistit, patriotit të madh e veprimtarit të palodhur për çështjen shqiptare.
Nderi i Kombit, Mikel Kuzhnini me vokacionin e tij të rrallë atdhetar do të mbahet mend për kontributin e spikatur për bashkimin shpirtëror të shqiptarëve kudo ku ata jetojnë, faktorizimin dhe promovimin e vlerave tona kombëtare, dhe veçanërisht për angazhimin energjik e të pandalshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ngushëllime familjes Kuzhnini, vëllait të tij Simon, bashkëveprimtarëve, miqve e dashamirësve të tij kudo në botë.
I paharruar kujtimi i Mikel Kuzhninit!

















































