Mësoni cila është këngëtarja e preferuar e Behgjet Pacollit (Video)

Në intervistën 60 sekondshe të Prive, këtë fundjave është përgjigjur kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se nuk e ka model Silvio Berlusconin, ndërsa të njëjtën gjë e ka thënë edhe për Atifete Jahjagën dhe Hashim Thaçin.
Ndër të tjerash, ai ka pohuar se dëgjon shumë muzikë shqip dhe se këngëtarja e tij e preferuar është Adelina Ismaili.
Pendimi i tij në jetë është se ka dështuar në vlerësimin e njerëzve. Ndërsa kur është pyetur se a ndjen nostalgji për Anna Oxan, ai ka thënë se ndjen nostalgji për njerëzit e mirë dhe se Anna Oxa ka qenë njeri i mirë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/05/2016
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































