LAJMI I FUNDIT:

Mësohet shuma që Elon Musk mund ta ofrojë për ta blerë Liverpoolin

Mësohet shuma që Elon Musk mund ta ofrojë për ta blerë Liverpoolin

Elon Musk së shpejti mund të shtojë një tjetër markë të madhe globale te Tesla, SpaceX dhe X (ish Twitter), duke hyrë në sport dhe të zgjerojë ndikimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Multimiliarderi kontrovers thuhet se po mendon të blejë Liverpoolin për pak më shumë se 7 miliardë euro dhe këtë e ka konfirmuar babai i tij Errol në një intervistë për Radio Times.

Musk fillimisht refuzoi të komentonte thashethemet sepse mund të rriste çmimin e klubit nga Anfield, por me insistimin e mikpritësit, ai pranoi se Elon dëshiron vërtet të blejë klubin e famshëm të futbollit dhe madje shpjegoi se pse Liverpoolin.


Teoria për interesimin e Elon Musk për të blerë Liverpool është hedhur nga Weekend Sport, sipas të cilit çmimi do të ishte 7.2 miliardë euro, që është më pak se dy për qind e vlerës së pasurisë së Musk, e cila llogaritet në 400 miliardë euro.

Nëse Elon Musk blen Liverpoolin ku futet në listën e të pasurve të pronarëve të klubeve në Ligën Premier
Lexo po ashtu Nëse Elon Musk blen Liverpoolin ku futet në listën e të pasurve të pronarëve të klubeve në Ligën Premier

Musk nuk do të hynte në Liverpool thjesht për dashurinë për sportin, por beson se kjo do të rriste ndikimin dhe fuqinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është në favor të aspiratave të tij politike në rritje që kur u bë një bashkëpunëtor i ngushtë i Donald Trump.

Që nga viti 2010, Liverpool është në pronësi të American Fenway Sports Group, që e bleu klubin për 300 milionë funte.

FSG zotëron gjithashtu stadiumin Anfield dhe ekskluzivitete të tjera sportive si ekipi Boston Red Sox MLB dhe ekipi i hokejit, Pittsburgh Penguins. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori