Barcelona dhe Real Madrid këtë vit takimin e parë do ta zhvillojnë në stadiumin Nou Camp.

Kështu së paku tha kreu i La Ligas spanjolle,Javier Tebas duke dhënë edhe disa detaje rreth derbit më të madh në botë.


“El Clasico do të luhet më 3 dhjetor, në ora 16:15”, tha ndër të tjerash Tebas për Cadena Ser, ndërsa ndeshja do të jetë e vlefshme për xhiron e 14-të të ligës elitare spanjolle, transmeton Telegrafi.

Real deri më tani ka tre barazime në kampionat, ndërsa Barcelona ka humbur dy herë.

Kujtojmë se në takimin e fundit të zhvilluar në Barcelonë triumfoi Real Madridi me rezultat 2:1. /Telegrafi/

telegrafi sport app