Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur sot në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke iu drejtuar opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë, tha se festa është për të na kujtuar rolin tonë karshi njëri-tjetrin dhe për dëftuar rrugën drejt përsosmërisë humane.
“Ne falemi jo nga pamundësia por nga kultura e Ramazanit, ne i mbajmë lidhjet me të tjerët jo për ndonjë interes material por për nga kultura e Ramazanit“, tha Tërnava.
Tërnava tha se sot kujtohen prijësit shquar të Lidhjes së Prizrenit, të cilët në rrethana të jashtëzakonshme, arritën të organizojnë mbajtjen e kuvendit të Lidhjes, për t’iu bërë me dije se shqiptarët nuk do të pranojnë marrëveshje të kujtdo qofshin ato që qojnë në copëtimin e trojeve shqiptare.
“Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është themel mbi të cilën është ngritur kombi, mbi të cilën janë ngritur shtetet tona, mbi të cilin është ngritur motivi për pavarësi, sovranitet dhe dinjitet. Mbajtja e saj në xhami, organizimi i saj nga prijës fetar flasin për lidhjen në mes fes dhe vatanit, vërtetojnë kontributin historik të hoxhallarëve në ruajtjen e kombit“, tha ai.
Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve që të marrin shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit.
“Duke lutur Zotin që ta bëjë këtë festë gëzim për ju dhe familjet e juaja, ju thërras të gjithëve, popull dhe institucione, që të marrin shkas festat tona fetare dhe kombëtare për t’u angazhuar për interesin shoqëror të vendit, për të mirën e përbashkët, duke shfrytëzuar momente sikur këto, bashkimi drejt qëllimeve fisnike bëhet më i lehtë dhe më i fort. Kështu mund të marshojmë drejt qëllimeve tona shoqërore dhe shtetërore. Zotin na e pastë pranuar agjërimin dhe adhurimet tona, edhe një herë urime festa e Fitër Bajramit“, tha Tërnava.
Në këtë manifestim u dha mesazhi që të gjithë besimtarët të jenë të mirë e të mëshirshëm edhe në muajt tjerë siç ishin në muajin e ramazanit, duke u distancuar nga rrugët e liga.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës