Telegrafi

Mes Eglës, Ilnisës dhe Meritonit – kush duhet të largohet nga Big Brother VIP Albania 3?

Egla Ceno, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli aktualisht janë të skualifikuar nga Big Brother VIP Albania 3.

Fillimisht ka qenë aktorja që u përjashtua nga gara për shkak të një veprimi ndaj prezantuesit nga Kosova, ku kishte qëndruar për 48 orë në një dhomë të bardhë – larg banorëve të tjerë.

Derisa një ‘zarf i zi’ arriti edhe për çiftin, lajmi për fatin e tyre u kumtua në spektaklin e së martës.

Ata po ashtu u skualifikuan nga ky format dhe iu bashkuan Eglës në dhomë.

Për të mos i përjashtuar të tretë, një mundësi tjetër iu dha nga ‘Vëllai i Madh’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Të njëjtit do të qëndrojnë deri të shtunën në dhomë dhe dy prej tyre do të shpëtojnë, kurse një do të eliminohet përfundimisht.

Telegrafi ka realizuar një sondazh për lexuesit, për të marrë mendimet e tyre rreth personazhit që do të largohet.

*Ky sondazh është realizuar nga portali Telegrafi vetëm për të matur preferencat e publikut dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Albania 3.