Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, Meridian Express ka bërë donacione të shumta, ndërsa për Bajram rrjeti më i madh i marketeve në Kosovë, vjen me shumë lirime, për të gjithë konsumatorët e saj
Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, Meridian Express, të gjithë konsumatorëve të vetë të fesë islame ua uron festën e Fitër Bajramit.
Për nderë të kësaj feste, Meridian Express edhe këtë vit si çdo herë vjen me urim por edhe ofertë të veçantë për konsumatorët e saj.
“Si për çdo festë, e posaçërisht për Fitër Bajram, rrjeti i marketeve të Meridian Express vjen me zbritje të shumta për produktet që e bëjnë festën më të pasur, për çdo familje. Kjo, sepse ne besojmë se urimi më i përzemërt për çdo festë që ne mund t’ua bëjmë konsumatorëve tanë është duke u mundësuar atyre që të blejnë gjërat që ata i duan më së shumti për konsum, për çmimet më të mira në treg. Ne synojmë që të jemi shembulli më i mirë i biznesit i cili sjell vlerë të shtuar për blerësit e saj në çdo ditë të vitit, por edhe më shumë se aq gjatë ditëve kur familjet, miqtë dhe të afërmit bëhen bashkë, për të festuar” ka thënë Yllka Mustafa Vejsa, menaxhere e marketingut në Meridian Express.
Zbritje e madhe do të jetë në artikujt e domosdoshëm për ta festuar Fitër Bajramin por edhe artikujt dhe produktet ekskluzive të cilat ofrohen vetëm në rrjetin e marketeve të Meridian Express, përkatësisht 35 marketet e saj të lagjes në të gjitha zonat më të mëdha urbane nëpër Kosovë.
Meridian Express për Bajram ofron Bakllavë me tepsi për vetëm 9.99 euro, miell 5 kilogram 1.69 euro, vaj 1 litër vetëm 89 centë, oriz 1 kg 65 centë, çokoladë Rafaello 1.99, lëng molle Bravo për vetëm 99 centë si dhe shumë artikuj të tjerë të cilët janë të domosdoshëm për festim të denjë të Fitër Bajramit për çdo familje.
Për të parë ofertën e Meridina Express me të gjitha produktet që ofrohen me zbritje për festën e Fitër Bajramit klikoni KËTU.
Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, rrjeti i Meridian Express ka bërë kontribut të shumëfishtë dhe donacione për komunitete lokale në vend, fëmijët e braktisur dhe pako me ushqime për familjet në nevojë.