Ai është lideri i një prej grupeve më të suksesshme të rrokut në hapësirën mbarëshqiptare. Quhet Mentor Haziri, është vetëm 26 vjeç dhe përpos muzikës punon gjithashtu me ndërkombëtar, si përkthyes. Kjo është një punë që i pëlqen po aq shumë sepse në thelb, si kjo ashtu dhe muzika kanë i mundësojnë komunikimin me njerëzit.
Do të bëheshit të njohur pas një editimi të suksesshëm në Kosovë.
Mentori: Po, kanë qenë një sërë mediumesh kosovare të cilat u dhanë jehonë krijimeve tona të para në muzikë. Qenë fillime të mbara.
Pastaj ishte “Top Fest 2004” që ju bëri të njohur edhe në Shqipëri. Çfarë mbani mend nga ajo kohë?
Mentori: Sot në Shqipëri po ndodhin gjëra pozitive sa i takon lansimit dhe propagandimit të muzikës së mirëfilltë. Top Festi është i vetmi eveniment i tipit “MTV Grammy Awards” që mbahet në Shqipëri. Ishte kjo arsyeja pse pranuam të lansoheshim në këtë festival, sepse zakonisht nuk marrim pjesë nëpër konkurrime të tjera të ngjashme.
Sa e rëndësishme ka qenë për ju, të bëni fansa në Shqipëri?
Mentori: Mendoj se është më se e rëndësishme t‘i kemi ata, pasi në fund të fundit me Mentori i “Kthjellu”: Kam shkuar me dy femra njëkohësisht këngët tona njerëzve, adhuruesve të muzikës u drejtohemi. Ua kushtojmë fansave edhe këtë krijimtari tonën e
në të njëjtën kohë, këtë rrymë të re muzikore.
Po për duetin me Alban Skënderajn, ç‘mund të na thoni?
Mentori: Së bashku me Albanin dhe me kontributin e veçantë të Ilir Osmanit, zërues në studion ku ne regjistrojmë, kemi bërë një punë të shkëlqyer.
“Kthjellu” ka kënduar kundra narkomanisë…Çfarë ju shtyu të realizonit një këngë të tillë?
Mentori: Po, kënga titullohej “Kthjellu”, si vetë grupi dhe koha kur e kemi bërë këtë kënga, ka qenë një kohë dramatike, kur narkomania në Kosovë ishte shumë e pranishme si fenomen. Regjistroheshin shumë raste të vetëvrasjeve si rezultat i krizave të ndryshme nga drogat, shumë të rinj humbnin jetën për shkak të drogave të ndryshme që përdornin.
Kujt i lindi ideja për ta bërë një detaj të tillë këngë?
Mentori: Kjo si ide ka qenë më shumë e imja. Ishte kënga e parë që bënim dhe mendova që si grup muzikor mund ta nisnim karrierën me një këngë kundër varësisë nga drogat. Doja t‘i energjizonim të rinjtë me muzikë. Vet kënga e jep mesazhin e vet qysh në titull… Për këtë arsye, “Kthjellu” ishte një ndër këngët më të transmetuara rrok në kohën e vet. Kryesisht në televizionet kosovare.
Keni qenë ndonjëherë të rrezikuar nga droga? A e keni provuar ndonjëherë këtë substancë që merr jetët e mijëra të rinjve sot nëpër botë?
Mentori: Asnjeri nga ne nuk ka qenë i rrezikuar nga droga… Nuk e kemi provuar asnjëherë.
Atëherë, përfytyrimi se rokerët janë njerëz të egër, të dhunshëm ndonjëherë e konsumues droge, qenka i gabuar?
Mentori: Shumë i gabuar, madje i tepruar do thosha. Rokerët janë shumë miqësorë si tipa, vetëm se kanë mënyrën e tyre për t‘i shprehur gjërat. Kanë mënyrën e tyre unike të kënaqësisë… Sex and rok n roll nuk do thotë që janë të dhunshëm, absolutisht, janë shumë shoqëror.
Gjithashtu, thonë se rokerët bëjnë shumë seks dhe nuk mbajnë dot lidhje të qëndrueshme. Si je ti në këtë drejtim? Ke dëshirë të kesh shumë femra, apo një lidhje të shëndetshme?
Mentori: Kam dëshirë të kem shumë femra, pse jo, kush do e refuzonte hahahaaa, mirëpo e dua edhe një lidhje, stabile dhe të shëndetshme gjithashtu.
Thonë për rokerët se janë tipa disi të çmendur. Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë ndonjëherë në jetën tënde?
Mentori: Nuk kam bërë çmenduri edhe aq shumë, vetëm disa.
Me vajzat si i keni marrëdhëniet tashmë që jeni bërë pak më tepër të njohur?
Mentori: Ne me vajzat i kemi pasur gjithmonë mirë punët! Kurse tashmë i kemi edhe mëmirë sepse jemi bërë fytyra publike. Njihemi me shumë vajza të tjera, vajza që na admirojnë… Not bad at all!
Cilat janë sipas jush femra më të bukura: serbet, shqiptaret apo kosovaret?
Mentori: Femrat shqiptare dhe ato kosovare janë më të bukurat. Kjo është vërtetuar tashmë edhe në spektaklet botërore të bukurisë! Këtë nuk e them sepse dhe vet jam shqiptar…
Ky është fakt.
Ke shkuar ndonjëherë me dy femra njëkohësisht?
Mentori: Yes!!! Hahahahaha.
Çfarë do të ta ngrinte më tepër adrenalinën: të hidheshe me parashutë apo të pilotoje një avion?
Mentori: Unë ëndërr kam që të lëshohem me parashutë. Kam dashur ta bëja këtë kur isha në Australi, mirëpo kam qenë në moshë të vogël dhe s‘më lejohej ta bëja këtë gjë. Më është fiksuar që një ditë do ta bëj se s‘bën këtë… hahahahaha.
Çfarë ëndërroje të bëheshe kur ishe i vogël dhe a të është realizuar ajo ëndërr?
Mentori: Thuajse po, mirëpo nuk kam realizuar atë ëndërr për të cilën jam duke luftuar. Megjithatë, jam i bindur se do ta arrij ta realizoj ëndrrën time, sepse besoj në vetvete dhe jam optimist./Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?