Site icon Telegrafi

“Mendoja që po flisja me psikologun” – Rizarta Hoxha sqaron deklaratën virale të Big Brother

Foto: Screenshot/YouTube

Rizarta Hoxha, tashmë banorja e eliminuar nga Big Brother, pak ditë më parë pati një rrëfim në këtë format.

Në momentin që u transmetua klipi dhe u pa rrëfimi, ajo reagoi menjëherë e habitur duke thënë se kishte menduar se po fliste me psikologun dhe jo me Vëllanë e Madh.

Kjo u bë virale dhe mori reagime të shumta e negative për produksionin e Big Brother.

Foto: Screenshot/YouTube

Rizarta pas daljes në Fan Club thotë se ka qenë një keqkuptim se e dinte që po fliste me Vëllanë e Madh.

“Ka qenë një keqkuptim. Ka qenë një rrëfim me Vëllanë e Madh, një bisedë me të. Nuk ka qenë bisedë me psikologen, ishte një keqintrepretim i imi apo një mënyrë e gabuar e të shprehurit aty se si rrëfimi si momenti i surprizës ka qenë një moment aq vulnerabël”, u shpreh ajo.

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip
Lexo po ashtu Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Tutje theksoi: “Absolutisht bisedën e kam bërë me Vëllanë e Madh dhe jo me psikologun, nuk më është përdorur asgjë”.

Veç Rizartës nga ky format u largua të martën edhe Vserlo. /Telegrafi/

Rizarta sqaron njëherë e mirë deklaratën për psikologen: Ishte keqkuptim... - Fan Club

Exit mobile version