Menaxheri i Sadio Manes ka pohuar në mënyrë sensacionale se largimi i sulmuesit nga Bayern Munich nuk ishte për arsye futbolli, por sepse ata nuk mund të kuptonin se si një yll afrikan ishte lojtari i tyre më i paguar.
Lëvizja prej 40 milionë euro e senegalezit te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Nassr u konfirmua të martën, duke i dhënë fund periudhës katastrofike të sulmuesit në Bundesligë.
31-vjeçari – i cili do të fitojë 40 milionë euro në vit – është bashkuar me skuadrën e Cristiano Ronaldos në Ligën Pro Saudite me Al-Nassr që tashmë ka shtuar lojtarë si Seko Fofana, Marcelo Brozovic dhe Alex Telles këtë verë.
“Nuk ishte një vendim futbollistik (për ta shitur atë)”, deklaroi ai për After Foot RMC. “Paga e Sadios i shqetësoi gjermanët, ata nuk e kuptuan se si një afrikan hyn në klub dhe bëhet më i paguari përpara të gjithëve, ndaj donin ta hiqnin qafe”.
“Ata nuk i thirrën kurrë përfaqësuesit e lojtarit. Ata kurrë nuk i thanë Sadios ballë për ballë se donin ta hiqnin qafe. Ata sapo emëruan (Thomas) Tuchelin dhe e angazhuan atë për t’i thënë se ai do të jetë zgjedhja e tretë e krahut të majtë”.
“Sadio nuk ka asgjë për t’u dëshmuar gjermanëve. Ai nuk u bë ai që është bërë falë Bayernit. Kjo ishte falë Liverpoolit. Bayerni ishte mosmirënjohës. Ata po paguanin një afrikan gjithë këto para dhe kjo i lëndoi ata” ka shtuar më tej Cisse.
Sulmuesi fillimisht dukej se kishte bërë një fillim fantastik të kohës së tij në klub, duke shënuar pesë gola para fundit të gushtit dhe gjashtë të tjerë në kohën kur Bundesliga u ndërpre për Kupën e Botës në Katar. /Telegrafi/