Vedat Muriqi ka kohë që po raportohet se gjatë verës do të gjej angazhim të ri.

Sulmuesi prizrenas ka shkëlqyer deri më tani me skuadrën e Fenerbahces, por edhe përfaqësuesen e Kosovës.


Kjo ka bërë që të zgjoj interesimin e shumë klubeve evropiane, ku së fundi rreth ofertave ka folur menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar.

muriqi vs galatasaray 1

"E vërtetë është se ka pasur ofertë konkrete nga Burnley, por klubi vendosi që mos ta shes në afatin kalimtar të janarit. Sa u përket ekipeve të tjera si Tottenham, Napoli e Lazio këto klube kanë shprehur interesim, por nuk ka pasur asgjë konkrete. Kontratën e klientit tim e ka në dorë edhe për katër vjet Feneri dhe se ata së bashku me lojtarin do të vendosin për të ardhmen", tha Canatar, shkruan Fotomac.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka realizuar 15 gola dhe ka pasur pesë asistime për klubin stambollas. /Telegrafi/

telegrafi sport app