LAJMI I FUNDIT:

Meksika kap lordin famëkeq të drogës Rafael Caro Quintero

Meksika kap lordin famëkeq të drogës Rafael Caro Quintero

Lordi famëkeq i drogës, Rafel Caro Quintero, i cili qëndronte pas vrasjes së një agjenti të DEA-s të SHBA-së në vitin 1985, është kapur nga forcat meksikane gati një dekadë pasi doli nga një burg meksikan dhe u kthye në trafikun e drogës, njoftoi të premten një zyrtar në marinën e Meksikës.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me kapjen, raporton AP News, përcjell Telegrafi.

Cara Quintero u la i lirë në vitin 2013 pas 28 vjetësh në burg, kur një gjykatë anuloi dënimin e tij 40-vjeçar për rrëmbimin dhe vrasjen e agjentit të Administratës së SHBA-së për Luftimin e Trafikut të Drogës (DEA), Enrique “Kiki” Camarena në vitin 1985. Vrasja brutale shënoi një pikë të ulët në marrëdhëniet SHBA-Meksikë.


Cara Quintero, ish-udhëheqësi i kartelit Guadalajara, që atëherë ishte kthyer në trafikun e drogës dhe kishte nisur beteja të përgjakshme në terren në shtetin kufitar të Meksikës veriore, Sonora.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador ka pohuar se ai nuk është i interesuar të arrestojë bosët e drogës dhe preferon të shmangë dhunën.

Një gjykatë apeli rrëzoi vendimin e Caro Quintero-s, por Gjykata e Lartë e mbajti në fuqi dënimin. Ishte tepër vonë deri atëherë; Caro Quintero u arratisë me një makinë në pritje.

Ai ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-s, me një shpërblim prej 20 milionë dollarësh për kapjen e tij përmes Programit të Shpërblimeve për Narkotikët e Departamentit të Shtetit. Ai u shtua në listën e 10 më të kërkuarve të FBI-s në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori