LAJMI I FUNDIT:

Megjithatë, Donika Kadaj–Bujupi nesër në protestë

Megjithatë, Donika Kadaj–Bujupi nesër në protestë

Deputetja Donika Kadaj–Bujupi, e cila një ditë më parë dha dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku plot 13 vjet ishte krah saj, do të jetë nesër në protestën e organizuar nga tri partitë opozitare.

Në një përgjigje të shkurtë për KosovaPress, Kadaj–Bujupi tha të mos ketë hequr dorë nga kauza.

“Përkundrazi, nesër do të rreshtohem me qytetarët”, tha deputetja Kadaj–Bujupi.


Ajo, ftoi qytetarët që nesër të dalin sa më masovikisht në protestë.