Mediet gjermane i kanë kushtuar vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin ishte anti-kushtetuese.
Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, shkruan FAZ.
Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” thekson se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja.
“Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi. Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet, Albin Kurtin dhe partinë e tij ‘Vetëvendosje'”, shkruan NZZ.
Gazeta gjermanishtfolëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan.

“Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje. Etnonacionalizmi e bënte atë për shumë diplomatë të huaj si persona non grata. Por gjërat ndryshojnë: para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë Kurti, Gjermania, Franca edhe Zvicra neutrale madje, i bënë thirrje parlamentit të heqin dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar. Ky ndryshim vihet re në stilin politik. Vërtet Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse pyetet për këtë, ai thotë, se qytetarët do duhet të kenë të drejtën për të votuar për një çështje të tillë”, shkruan gazeta.
NZZ shkruan se, “Kurti në një mandat të dytë do ta drejtojë fokusin tek temat e brendshme politike. Krijimi i vendeve të punës dhe luftimi i korrupsionit e klientelizmit do kishin prioritet, thotë ai, por jo dialogu me Serbinë. Megjithatë ai ka kërkesa të qarta për Beogradin. ‘Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën’. Aty është e sanksionuar se Kosova është është pjesë e territorit shtetëror serb. BE dhe SHBA në të ardhmen duhet të flasin me një gjuhë për këtë çështje. Nën qeverinë e re të Joe Bidenit kjo mund të arrihet”.
Edhe gazeta tjetër gjermane TAZ nënvizon se në Kosovë po kërkohen zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e Qeverisë Hoti nga Kuvendi si të pavlefshme. Një deputet nuk kishte të drejtë për votim.
“Ky politikan ishte në momentin e votimit i dënuar me dënim që kishte hyrë në fuqi për shkak të korrupsionit. Në fund të shtatorit ai filloi vuajtjen e dënimit për të cilin ishte penalizuar”, shkruan TAZ. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri