Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që ta ndalojë zhvillimin e ndeshjes së femrave në kategorinë e junioreve në hendboll ndërmjet kombëtares së Serbisë dhe asaj të Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Kështu ka bërë të ditur mediumi i njohur serb B92.


Ky vendim është marrë pasi që tifozët huliganë serbë të Cervena Zvezdës kishin paralajmëruar ardhjen masive në qendrën sportive Kovilovu, ku do të duhej të zhvillohej ndeshja.

Hendbollistet e reja serbe dhe kosovare do të duhej ta zhvillonin ndeshjen sot me fillim nga ora 16:00 në qendrën sportive Kovilovo.

auto 29134928 1891836974189423 1976216205 n1521797302 Kosova U-20 në Beograd

Së shpejti pritet njoftimi zyrtar nga ministritë përgjegjëse serbe.

29497352 1957292164342813 8110346602929363458 n

Serbia është nikoqire e grupit kualifikues për Botëror në cilin përveç Kosovës dhe Serbisë janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia. /Telegrafi/

telegrafi sport app