Pelini (Artemisa absinthium) është një barishte të cilën e njohim kryesisht për nga shija e hidhur dhe si një përbërës i domosdoshëm i pijeve alkoolike. Megjithatë, pelinin para së gjithash duhet shikuar si një bimë shëruese dhe shumë të dobishme.
Pelini gjatë shekullit 19 ndërlidhej kryesisht me pijet e ndaluara alkoolike, absintin të cilin e konsumonte shpesh piktori i famshëm Vincent Van Gog. Në atë kohë besohej se kjo pije shkaktonte gjendjen e quajtur absintizëm, e cila shoqërohet me halucinacione, pagjumësi dhe shumë probleme të tjera mendore.
Po ashtu, një kohë të gjatë mendohej se komponenti thujon, i cili ndodhet në pelin, është përgjegjës për ndikimin negativ të absintit, dhe më vonë, me avancimin e teknologjisë dhe shkencës u zbulua se absintoza nuk është asgjë tjetër përveç se intoksikim kronik.
Pelini është një barishte shëruese terapeutike e cila përdoret për qëllime mjekësore që nga kohët romake, ndërsa në mjekësinë tradicionale të Azisë dhe Evropës, ekstrakti i pelinit si edhe vetë bima përdoret për shumë sëmundje, një nga të cilat është pastrimi prej organizmave të dëmshëm.
Pelini për pastrimin e organizmave të dëmshëm
Organizmat e dëmshëm janë problem pothuajse në çdo vend të botës, ata mund ta kontaminojnë ushqimin dhe ujin që e pimë, duke shkaktuar kështu infeksione masive të njerëzve dhe kafshëve. Në vendet në zhvillim, ku njerëzit kanë përdorim të kufizuar të barnave të caktuara, ata mbështeten kryesisht në mjekësinë tradicionale. Madje edhe njerëzit në qytetet e mëdha dhe vendet e zhvilluara nuk duan të pinë tableta për çdo gjë të vogël dhe po i kthehen mjekësisë alternative, natyrore.
Pelini njihet mirë edhe si një barishte e cila na ndihmon duke e bërë trupin një mjedis toksik për organizmat e dëmshëm.
Organizmat e dëmshëm nuk paraqesin problem vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët. Ekstrakti i pelinit u jepet deleve si një alternativë për barnat e shtrenjta kundër parazitëve të zorrëve dhe parazitëve të tjerë, dhe është dëshmuar se ka një efekt shumë të mirë.
Vetitë e tjera shëruese të pelinit
Vetitë shëruese të pelinit nuk janë të kufizuara vetëm në mbrojtjen nga mikroorganizmat e dëmshëm. Kjo bimë ka komponentë që stimulojnë tretjen duke e nxitur punën e mëlçisë dhe fshikëzës. Efekti i tij shërues forcohet nëse e përziejmë me bimë të tjera digjestive të tilla si menta dhe xhenxhefili.
Nga ana tjetër është vërtetuar se pelini përmirëson qarkullimin, redukton ënjtjet dhe nervozizmin. Si shumë bimë të tjera, edhe pelini është një burim i pasur me antioksidantë, ndërsa në Evropë për shekuj me radhë përdoret si melhem për plagë.
Dihet se njerëzit që vuajnë nga sëmundja e Kronit shpesh duhet të marrin steroide, ndërsa studimi i publikuar në Universitetin e Jeilit në Amerikë ka treguar se pacientët e kësaj sëmundjeje pas marrjes dhjetëjavore të një përzierjeje të bimëve që përmban edhe pelin, mund ta zvogëlojnë përdorimin e steroideve, ndërkohë që është raportuar se kanë disponim më të mirë dhe se u është përmirësuar cilësia e jetesës, dhe kjo është diçka që shpesh nuk arrihet me ilaçe standarde.
Pelini mund të merret në formë të çajit, tretësirave, vajrave, ekstrakteve… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës