LAJMI I FUNDIT:

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit kundër 31 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit kundër 31 të dyshuarve për vepra të ndryshme penale

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj tridhjetë e një të pandehurve.

Aktvendimet e  Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2019 dhe 01.06.2019, kanë mbetur  në fuqi.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit A.V-B, V.D, I.U, po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”  nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3  dhe “Marrja e Ryshfetit”  nga neni 429 paragrafi 2 i këtij kodi.


Të pandehurit I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, A.J, M.J, N.B, J.M dhe S.I, po dyshohen për shkak të veprave penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizua” nga neni 283 paragrafi 1, lidhur me veprat penale: “Tregtia e ndaluar” nga neni 305/2 si dhe  “Shmangia nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”  nga neni 318/1 të KPRK-së.

Të pandehurit  A.M, A.P, A.H, B.N, B.T, B.L, B.M, B.M, D. S, J.D, K.S, M.M, O.K, R.M, R.K, Z.B dhe Z.S, për shkak të veprës penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, lidhur me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1, 2.2 dhe 2.3  dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 2 i KPRK-së.

Gjykata e Apelit vlerëson se  janë përmbushur kriteret nga neni 187 par.1 nën. par.1.2 pika 1.2.1, 1.2.2. dhe 1.2.3  të  Kodit të Procedurës Penale, ngase ekziston rreziku se të pandehurit mund të ikin ose arratisen për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, ose mund ta përsërisin apo kryejnë ndonjë vepër të re penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori