LAJMI I FUNDIT:

Mbappe tregon pse po i ekzekutojnë penalltitë me radhë me Vini Jr

Mbappe tregon pse po i ekzekutojnë penalltitë me radhë me Vini Jr

Real Madridi do të nisë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve në sfidën e të martës mbrëma ku përballë do të kenë skuadrën gjermane Stuttgart.

Për Kylian Mbappen do të jetë debutim me fanellën e Real Madrditi në Ligën e Kampionëve, derisa ai ishte vendimtar në fitoren 0-2 ndaj Real Sociedad.

Francezi ka folur fillimisht për fitoren në kampionat, ku shënoi një gol nga penalltia.


Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas
Lexo po ashtu Acelotti pyetet rreth festës së Vini Jr, pasi sulmuesi brazilian 'heshti' tifozët vendas

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund fituam. Luajtëm kundër një ekipi të madh, por u kthyem në shtëpi me një fitore të madhe. Jemi duke u përmirësuar dita-ditës. Ndoshta kemi qenë disi me fat, sepse ata kanë goditur tri herë shtyllën, por jemi të lumtur për fitoren”, deklaroi Mbappe.

Mbappe thotë se e kupton se çfarë ka nevojë skuadra dhe synon që të startojnë me fitore në ‘Champions’.

“E kuptoj se për çfarë kanë nevojë skuadra, trajneri dhe shokët e mi dhe jam i sigurt që të martën mund të ndihmoj skuadrën time dhe të fillojmë të fitojmë edhe në Ligën e Kampionëve”, tha sulmuesi.

Krejt në fund Mbappe ka folur dhe për rastin e çuditshëm të penalltive të Realit, ku ai dhe Vini po i ekzekutojnë me radhë!

“E rëndësishme është që katër penalltitë kanë përfunduar në rrjetë, jo kush i ekzekutoi. Ne i kemi shënuar të katërta dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ylli francez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori