Mbappe po kërkon 100 milionë euro nga PSG-ja, pavarësisht kalimit tek Real Madridi
Sipas gazetës franceze L’Equipe, PSG nuk i ka paguar lojtarit pagën e tij gjatë muajve prill dhe maj, dhe këtë nuk synojnë ta bëjnë as për muajin qershor.
Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor dhe ky problem duhet të zgjidhet para asaj date, ndërsa shuma totale që klubi ia ka borxh Mbappes është diku rreth 100 milionë euro.
Marrëdheniet mes Mbappes dhe PSG-së kanë qenë mjaft të ngurta që prej se reprezentuesi francez refuzoi që të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin në fillim të sezonit 2023/2024.
Ai madje u la jashtë ekipit të parë, para se të rikthehej eventualisht me kërkesën e Luis Enriques ndërsa tani do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë.
Kampioni francez ishte kontaktuar nga L’Equipe për të marrë më shumë informacion rreth kësaj situate, dhe ata pretenduan se negociatat mes dy palëve po vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje.
Mbappe momentalisht është i ngarkuar me Francën në Euro 2024. Ai ishte i përfshirë në golin e tyre të vetëm deri më tani në këtë garë ndaj Austrisë në ndeshjen e parë, por nuk luajti në barazimin me rezultat 0-0 ndaj Holandës pasi kishte thyer hundën.
25-vjeçari ka zhvilluar 308 ndeshje me fanellën e PSG-së, duke shënuar 256 gola dhe duke dhuruar 108 asistime.
Ai ka fituar 16 trofe me fanellën e kampionit francez, megjithëse nuk arriti asnjëherë ta fitojë Ligën e Kampionëve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re