LAJMI I FUNDIT:

Mbappe padit PSG-në dhe i jep goditjen më të rëndë, klubi francez mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Mbappe padit PSG-në dhe i jep goditjen më të rëndë, klubi francez mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Jo vetëm që vendosi të largohej nga Paris Saint Germain për në Real Madrid si transferim i lirë, por Kylian Mbappe vendosi t’i jepte një goditje të fundit të ashpër ish-klubit të tij.

Mbappe, pavarësisht ofertave fitimprurëse për të qëndruar në PSG dhe për t’u bërë legjendë e klubit, vendosi të përmbushë ëndrrat e tij dhe të transferohet te Real Madrid.

Një nga futbollistët më të mirë të ditëve të sotme u transferua falas te Reali pasi i skadoi kontrata me PSG-në dhe në Madrid tashmë ka luajtur dy ndeshje zyrtare, ka shënuar një gol dhe ka fituar Superkupën e Evropës.


Luis Enrique pyetet përsëri për Mbappen, përgjigja e tij po bëhet virale
Lexo po ashtu Luis Enrique pyetet përsëri për Mbappen, përgjigja e tij po bëhet virale

Megjithatë, ai nuk e harroi PSG-në. Mirëpo, marrëdhënia e tij me parisienët nuk është më aq e mirë, ndaj ai e ka kujtuar në atë mënyrë ish-klubin e tij, saqë e ka paditur.

Sipas gazetës franceze Le Monde, Mbappe ka vendosur të ngrejë një padi kundër PSG-së dhe ta dorëzojë atë në adresat e UEFA-s dhe Ligës së Futbollit Profesional Francez (LFP).

Mbappe raportoi se PSG nuk i kishte paguar paratë që i kishte borxh, që është një shifër prej 55 milionë eurosh paga dhe bonuse të papaguara.

Ajo që mund të jetë më e keqja për PSG-në, është se në rast të shpalljes fajtor, klubi parisien rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës

La Liga
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori